Është mbyllur protesta e zhvilluar nga opozita e bashkuar e cila ndryshe nga herët e tjera sot ka qenë e zhvendosur në akset rrugore në disa qarqe.
Pas 1 orë bllokimi të aksit në Milot, rrethrotullimit Shqiponja, rrethrotullimit në Bradashesh dhe në Sheq të Fierit si edhe në Plepa në Durrës, protestuesit e thirrur nga opozita janë shpërndarë.
Situata ka qenë e qetë nga bllokimi i akseve ndërsa ka pasur vetëm disa incidente të vogla.
Si Basha ashtu edhe Kryemadhi u shprehën të vendosur, se nuk ka zgjedhje me opozitë farse dhe se nuk do të lejojnë zhvillimin e tyre pa larguar Ramën.