Vendosni fjalën kyçe....

Pas ankimimit Lista Serbe regjistrohet në zgjedhje në Veri të Kosovës


Komisioni Qendror Zgjedhor pas aprovimit të ankesës së Listës Serbe për zgjedhjet në veri të Mitrovicës nga ana e PZAP-së, ka certifikuar katër anëtarët e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme në komunat në veri të vendit, raporton Gazeta Express.

Vendimi u mor me shumicë të votave të anëtarëve të tjerë të KQZ-së, përveç anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se pas votimit dhe kthimit prapa të vendimit të tyre nga ana e PZAP-së, mund të konsiderohet që Lista Serbe është e certifikuar, pasi siç theksoi ajo, KQZ është e   urdhëruar  të zbatoi vendimet e PZAP-it dhe se për këtë duhet të anulohet vendimi i  tyre.

“Kemi vendimin e PZAHP-it, me dispozitën  e këtij vendimi, pranohet pjesërisht si i bazuar apeli i subjektit politik Lista Sërbska me seli në Komunën e Mitrovicës së veriut. Nën dy, anulohet vendimin i KQZ-së i datës 24 prill 2019 dhe urdhërohet Komisioni Qendror Zgjedhor ta certifikon subjektin politik Lista Srpska me kandidatët për kryetar të komunave, Goran Rakiq, Vicina Jankovic, Sërgjan Vulloviq dhe Zoran Tadiq për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 19 maj 2019″, ka thënë Daka.

“Vendimet e PZAP-it janë të obligueshme. Sipas ligjit ne kemi tashmë urdhrin e PZAP-it që të certifikohet Lista Srpska me katër kandidatët e saj”, theksoi Daka.

Këtë e kundërshtoi anëtari i partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili tha se qëndron prapa vendimit të mëparshëm për arsye, sipas tij ata e kanë humbur  të drejtën kushtetuese dhe ligjore që të marrin pjesë në këto zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *