Vendosni fjalën kyçe....

Soreca i shkon në zyrë Kryemadhit


Ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca, ka vajtur në zyrën e kryetares së LSI-së, Kryemadhi.

Takimi po zhvillohet në selinë e LSI-së me kërkesën e Sorecas, i cili një ditë më parë takoi 4 krerët e partive aletate, që firmosën marrëveshjen e koalicionit me PD-në.

Besohet se në qendër të takimit do jetë kriza politike si dhe zgjidhja e saj.

Soreca më herët u ka bërë deputetëve të opozitës që pranuan mandatin e deputetit që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *