15 trupa, 6 prej të cilëve u përkasin fëmijëve të mitur janë gjetur në një shtëpi në Sainthamaruthu, ku ka pasur një përlasje me armë mes policisë dhe militantëve që dyshohet se qëndrojnë pas sulmeve tragjike ne Sri Lanka.
Të vdekurit u zbuluan në një shtëpi në Sainthamaruthu pasi autoritetet pastruan zonën të shtunën në mëngjes pas shpërthimit një natë më parë.
Përplasja e armatosur ndodhi të premten ndërsa sipas raporteve të para të policisë, kishin humbu jetën 4 militantë dhe një civil.
Tre persona që dyshohet se i përkisnin grupit që shpërtheu eksplozivin në kisha dhe hotelet në Sri Lanka, u raportuan se ishin mes viktimave.