Një burrë thuhet se është rrahur jashtë një kinemaje, pasi ka zbuluar me zë të lartë si përfundon filmi të ri Avengers, teksa qindra persona prisnin në radhë jashtë kinemasë për të parë filmin.
Sipas mediave tajvaneze, njeriu u la i gjakosur jashtë një kinemaje në një lagje të Hong Kongut, pasi kishte parë filmin më të fundit: Avengers – Endgame.
Një fotografi e burrit ka qarkulluar në internet, sipas AsiaOne, dhe e tregon atë ulur në një trotuar të gjakosur.
Personat e shumtë që prisnin jashtë për t’u futur në kinema u zemrëuan jashtë mase pasi dikush që sapo kishte dalë nga salla tregoi si përfundonte filmi.