Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 58-vjeçari në Tiranë, pjesë e organizatës që trafikonte drogë nga Holanda në Itali


Një 58-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia. Shqiptari me inicialet M.Xh, akuzohet se është pjesë në një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë.

Ndaj tij një gjykatë në Napoli, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kapet dhe arrestohet përkohësisht një  shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana,  u kap dhe u  arrestua përkohësisht shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar: M. Xh., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 74 i ligjit 309/1990 dhe Nenet 3, 4 të ligjit 146/2006 të Kodit  Penal Italian.

Gjatë vitit 2016  dyshohet se ky  shtetas ishte pjesë në një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *