Të premten e kaluar, rreth orës 7 të mbrëmjes, disa hajdutë hynë në një vilë të vogël në Monterotondo, por brenda gjetën pronarin e banesës të armatosur.
Ai qëlloi 5 herë për t’i trembur, por plagosi një 16-vjeçar me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat italiane.
Andrea Pulone thotë se nuk kishte si qëllim t’i qëllonte personat e panjohur që donin ta grabisnin, thjesht donte t;i trembte ata.
Pulone ishte i vetëm në shtëpi me të dashurën, pasi prindërit e të rinjve ishin me pushime në Portugali. Në një moment, rreth orës 19:00 çifti dëgjoi zhurma të çuditshme. Andrea, veçanërisht i shqetësuar për të dashurën e tij, vendosi të merrte armën e tij të regjistruar dhe të zbriste për të parë se çfarë po ndodhte.
Kur zbriti poshtë u takua me disa hajdutë. Ai thotë se u kërkoi të largoheshin, por kriminelët e injoruan atë dhe ai qëlloi 5 herë drejt një librarie, me qëllim të vetëm për t’i trembur.
29-vjeçari menjëherë kontakton policinë dhe u shpjegon incidentin, duke thënë se nuk kishte qëlluar asnjërin. Por një 16-vjeçar në orën 19:40, u la përpara spitalit Gemelli në Romë me një plagë në bark. Djali u transportua në kujdesin intensiv ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pasi u bë i vetëdijshëm, 16-vjeçari tha se ai u godit gjatë tentativës për vjedhje.
“U thashë të largoheshin, i bëra të kuptonin se isha i armatosur. Por ata nuk lëviznin. Unë kam qenë i detyruar tëqëlloja, por e bëra vetëm për t’i trembur ata, që të largoheshin. Mendova se e kisha goditur vetëm librarinë, kur pashë se po largoheshin, mendoja se gjithçkambaroi. Isha i bindur se nuk kisha goditur askënd.”, tha italiani i cili shton se tanimë që ka marrë vesh se ka plagosur adoleshentin, e ka kapur frika. Për momentin Andrea Pulone nuk është nën hetim.