Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme te zona e njohur si “Kthesa e Kamzës”. Një kamion mësohet se është përplasur me një automjet, të cilin e ka zënë poshtë duke e shkatërruar plotësisht. Sikurse shihet edhe nga fotot e publikuara nga LSA, automjeti është ndarë më dysh.
Dëshmitarët thonë se shoferi ka dalë vetë nga makina pas aksidentit, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ende nuk ka publikuar detajet zyrtare në lidhje me ngjarjen.