Vendosni fjalën kyçe....

Sulm kishës në Burkina Faso, vriten 5 persona


Të paktën pesë persona, mes të cilëve  një pastor thuhet se janë vrarë gjatë një sulmi me armë në një kishë në Burkina Faso nga militantët e dyshuar, që u larguan menjëherë nga venngjarja.

Sulmi ndodhi gjatë shërbimit të së dielës afërsisht në mesditë në qytetin verior të Silgadji, afër kufirit me Mali, sipas njoftimeve. Pastori Pierre Ouedraogo, bijtë e tij dhe adhuruesit e tjerë u vranë në sulmin.

“Persona të armatosur të paidentifikuar kanë sulmuar kishën protestante në Silgadji duke vrarë katër anëtarë të kongregacionit dhe pastorit. Të paktën dy persona të tjerë mungojnë.” – tha një burim sigurie për AFP.

Sulmi vjen në mes të një morie sulmesh në vend. Një prift katolik u rrëmbye një muaj më parë dhe nuk është gjetur ende ndërsa të premten, pesë vetë u qëlluan për vdekje në lindje të vendit.

Në muajin e fundit, disa militantë të lidhur me Al Qaeda në Mali kanë kryer një numër sulmesh të profilit të lartë në Malin qendror, Burkina Faso dhe Niger, duke përfshirë sulmin në një bazë ushtarake maliane në të cilën u vranë 11 ushtarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *