Karabinierët e rajonit te Borgo Durbecco-s, arritën pas disa operacioneve të policisë, të godasin trafikun e drogës në zonën e Faezas.
Gati gjashtë kilogram hashash, një kilogram e gjysëm marihuanë dhe pothuajse 20,000 euro në para të gatshme u sekuestruan në vilën e Castel Bologneses e cila rezultoi si vila e prindërve të një 25 vjeçari i cili i kishte fshehur aty drogën dhe paratë.
Në këtë operacion, u vu në pranga 25 vjeçari nga Shqipëria me precedentë të mëparshëm për lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën në vilën e prindërve të 25 vjeçarit edhe makinën e përdorur nga ai, në të cilën u gjetën të fshehura një çantë shpine me 5 kilogram hashash dhe tetë kilogram marihuanë.
Pas operacionit, karabinierët arrestuan 25-vjeçarin për posedim të lëndëve narkotike dhe u shoqërua në burgun e Port’Aureas në pritje të marrjes në pyetje nga policia.