Vendosni fjalën kyçe....

Nga pritja “shpejt e shpejt” e Thaçit nga Merkeli te zhgënjimi i presidentit të Kosovës (Detaje të reja nga Berlini)


Në samitin e Berlinit një nga çështjet kryesore ishte edhe shtysa për rifillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili shprehet pesimist nga takimi me Merkel dhe Macron, ky samit nuk dha atë që pritej. Thaçi shkruan pas takimit se deklaratat abstrakte duhet të tejkalohen dhe të merren ndërveprime konkrete.

Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar. Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare”-shkruan Thaçi në Facebook.

Pritshërive rreth suksesit të takimit Thaçi i parapriu duke shprehur se nuk priste të zhvilloj dialog dhe negociata me Serbinë, si edhe kërkoi përfshirjen e SHBA-ve në dialog duke e cilësuar Bashkimin Evropian si të dobët mes dy vendeve.

“Në këtë takim nuk do të ketë dialog, nuk do të ketë negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë, sikurse që është larg arritja e ndonjë marrëveshjeje, mirëpo para së gjithash, siç ju e dini as dialog as negociata dhe as marrëveshje nuk ka pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkanin Perëndimor”-deklaroi Thaçi.

Ndërkohë Zëri i Amerikës shkruan se në këtë takim janë sheshuar të gjitha idetë për një shkëmbim të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në qendër të të gjitha diskutimeve e analizave ishte ideja që ky takim do t’u jap fund ideve për ndryshime kufijsh, që ishin hedhur që në verën e vitit të kaluar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë frymë vëzhguesit i shpjegojnë edhe deklaratat e mikpritësve të takimit”-shkruan Zëri i Amerikës.

Duket se ky takim nuk shpërbleu pritshmëritë që kishin të gjithë për të adresuar problematikat për marrëveshjen e shumë pritur mes Kosovës dhe Serbisë/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *