Ish-kryenegocatorja e dialogut Kosovë Serbi, Etida Thiri ka komentuar zhvillimet e samitit të Berlinit duke deklaruar se samiti i dha fund gabimeve historike të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Edi Rama.
Tahiri gjithashtu u shpreh se në këtë samit u dallua qëndrimi kundër i Gjermanisë për ndryshimin e kufijve.
“Ky samit i cili shpreh qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve, pra e ndal këtë proces që do të ishte i dëmshëm dhe e ve në drejtimin e duhur që dy shtetet, Kosova dhe Serbia të ndjekin modelin gjermano- francez, i cili është një shembull inspirues, sesi dy shtete që kanë qenë në luftë zgjidhin ato mosmarrëveshjet mes tyre.
Ky samit i jep fund gabimeve historike të Thaçit dhe Ramës dhe na nxjerr fitues neve që ishim kundër ndryshimit të kufijve, veçmas mua më ve në pozitat fituese. Unë si kryenegociatore për 7 vjet e kam ndaluar çdo tendencë të Serbisë që të flitet për territore. Unë kam krijuar një proces të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të veriut në Kosovë. Sot Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit dhe janë liderë që kanë gabuar historikisht”- u shpreh Tahiri.