Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-ve

Jep dorëheqjen zëvendësprokurori i Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein i cili mbikqyri hetimin special të këshilltarëve për fushatën e Presidentit Donald Trump dhe lidhjes me Rusisë.

BBC” shkruan se Rosenstein e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump më 28 prill por do të largohet më 11 maj.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Rosenstein shkroi se ai “gjithmonë e ka vendosur Amerikën në rradhë të parë” si dhe ka ndihmuar stafin e Departamentit të Drejtësisë me njerëz “të përkushtuar ndaj vlerave që e bëjnë Amerikën të madhe”.

Ai në letër falenderon presidentin Trump për “mirësjelljen dhe humorin”.  Më parë Trump publikoi një foto që e tregonte Rosenstein si një të burgosur për tradhëti.

Dorëheqja e Rosentein pritej që në mars, pas emërimit të William Barr si prokuror i përgjithshëm.

Rosenstein emëroi Këshilltarin Special, Robert Mueller për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2016 dhe lidhjet midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit, pasi prokurori i atëhershëm, Jeff Sessions, u tërhoq nga detyra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *