Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e gruas në Memaliaj, kryeplaku: I shoqi më tha, mos e prekni se e kam vrarë


Të tjera detaje zbulohen lidhur me vdekjen e Antoneta Hoxhës, 53 vjeçarja që u gjet e pajesë në banesën e saj mëngjesin e sotëm. Kryeplaku i fshatit, Hodo Hoxha, personi që njoftoi policinë ka treguar për “ABC News” se e ka gjetur gruan të mbuluar me gjak.

Ai tha se e kishte lajmëruar bashkëshorti i të ndjerës, që e shoqja e tij kishte vdekur. Kështu ai ishte ngritur që në katër të mëngjesit, për të shkuar në banesën e bashkëfshatarit ku e ka gjetur 53-vjeçaren të mbuluar në gjak. Bashkëshorti i gruas 53-vjeçare, i kishte rrëfyer se e kishte vrarë ai vetë.

Mësohet se çifti kishte tre fëmijë, një djalë dhe tre vajza. Sipas kryeplakut, ata nuk kishin pasur probleme më parë mes njëri-tjetrit.

BISEDA mes kryeplakut dhe gazetarit:

Kryeplaku: Unë i lajmërova. Kur erdhëm ne ka ardhur në orën 4 i shoqi në shtëpi dhe ka thënë “hajde se ka vdekur Neta”. U ngritëm me gruan vajtëm aty dhe e pamë. Çfarë të shikosh se ishte e mbuluar me gjak. Mos e kapni me dorë tha se e kanë vrarë. Kaq na tha.

-E ka vrarë vetë ai?

Kryeplaku: Nuk e di. S’ta shpjegoj dot atë. E kanë vrarë tha.

-A kishin probleme më përpara?

Kryeplaku: Nuk kishin probleme.

– Sa fëmijë kishte çifti?

Kryeplaku: Kishin një djalë dhe tre vajza. Vajzat i ka të martuara dyja në Greqi njërën në Tiranë.

– E keni gjetur të gjakosur viktimën?

Kryeplaku: Kur erdha unë në orën katër ishte gjaku ngrirë.

-Ku kishte plagë?

Kryeplaku: Ishte çarë këtu te balli me sende të forta.

Antoneta Hoxha u gjet e vdekur nga familjarët jo shumë larg shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake nga policia po hetohet për një vrasje të mundshme. Për këtë po merret në pyetje bashkëshorti i saj Skënder Hoxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *