Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmet dhe komentet që po qarkullojnë lidhur me samitin në Berlin.
Rama shprehet se është i “mahnitur” kazanët dhe ligësitë e të dëshpëruarve që duan dështimin e Shqipërisë. Por ai tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”, shkruan Rama.