Vendosni fjalën kyçe....

“Koha është tani” – Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës bën thirrje për grusht shteti


Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka bërë thirrje për grusht shteti, në një video të filmuar në një baze ajrore të kryeqytetit Caracas, i shoqëruar nga një numër ushtarakësh dhe aktivistit, Leopoldo Lopez.

“Momenti ka ardhur për të filluar fundin e uzurpimit”, –  tha Guaido në video, i rrethuar nga ushtarë të armatosur rëndë dhe një makinë e blinduar. Sipas tij, fjalimi u bë në Bazën Ajrore të Generalissimo

Francisco de Miranda në Caracas, i njohur zakonisht si “La Carlota”.

Guaido u filmua në këmbë pranë politikanit të opozitës, Leopoldo Lopez, i cili u arrestua në vitin 2014 dhe u mbajt nën arrest shtëpie, pasi u shpall fajtor për “nxitje të dhunës” gjatë trazirave anti-qeveritare.

Videoja tre minutëshe u filmua përpara një tubimi të planifikuar kundër qeverisë, në të cilën Guaido tha se ushtarët e vendosur në rrugë do të vepronin për të “mbrojtur kushtetutën e Venezuelës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *