Përplasje me armë po zhvillohen në Venezuelë pas thirrjes për grusht shteti nga ana e presidentit të vetëshpallur të vendit, Guaido.
Përplasjet ka pasur mes grupeve rivale që veprojnë në Gardën Kombëtare si dhe qytetarëve në rajone të ndryshme të kryeqytetit Karakas.
Në videot e publikuara nuk mund të thuhet se cila palë përfaqëson Guaidon dhe cila Maduron por nga makinat dhe uniformat që mbajnë duket se i përkasin të njëjtës trupë ushtarake.
Guaido u bëri thirrje sot ushtarëve dhe popullsisë civile të Venezuelës që të rrëmbejnë armët dhe të bëjnë një grusht shteti për të përmbysur qeverisjen e Maduros.