Një helikopter është rrëzuar në një lagje të banuar në Haëaii dhe shpërtheu në flakë, duke lënë të vrarë të tre njerëzit që ndodheshin në bord.
“BBC” shkruan se asnjë kalimtar nuk u lëndua nga rrëzimi i helikopterit në Kailua, që vizitohet shumë nga turistët.
Ky është helikopteri i dytë turistik në Havai që rrëzohet këtë muaj.
Dëshmitarja e quajtur Tehani Alo, tha për “KGMB-TV” se ajo e pa helikopterin që po dilte jashtë kontrollit, para se të përplasej dhe të shpërthente në flakë.
“Dukej si ulje në ferr”, tha ajo.
Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar se cili është shkaku i rrëzimit të helikopterit.
Front of this rental car was smashed by what witness said is a fuel tank of downed helicopter on Kalolina Street. Three people confirmed killed in crash. @HawaiiNewsNow pic.twitter.com/47FtLEXXEi
— Allyson Blair (@AllysonBlairTV) April 29, 2019