Grupet e aktivistëve pro-Maduros dhe ata pro-Guaidos, janë përplasur përpara ambasadës së Venezuelës në Washington.
Aktovistët pro regjimit të Maduros, prej disa javësh kanë ngritur kampin në ndërtesën e ambasadës së Venezuelës si shenjë e mbështetjes së tyre, shkruan FoxNews.
Duke kënduar dhe valëvitur flamujt venezuelianë, protestuesit që mbështesin Juan Guaidon u angazhuan në një përplasje të nxehtë me grupin e aktivistëve të udhëhequr nga grupi anti-luftarak “Code Pink”.
Ky grup, është një nga organizatat që janë fshehur brenda ambasadës së Venezuelës në mënyrë që të pengojnë diplomatët amerikanë që të marrin kontrollin e ndërtesës. Aktivistët thonë se ata janë ftuar nga stafi i ambasadës.
Aktivistët brenda ambasadës besojnë se shërbimi sekret mund të përgatitet për të sulmuar ndërtesën dhe kanë lëshuar deklarata se janë të gatshëm të përballen me arrestimin. Sipas tyre, e një sulm i tillë do të ishte në kundërshtim me konventën e Vjenës, e cila mbron ambasadat e huaja nga ndërhyrja e vendeve pritëse.
Situata në ambasadë u përkeqësua pasi presidenti i përkohshëm i vetëshpallur Juan Guaido, bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë së Nicolas Maduros në Venezuelë.