Një shqiptar është vrarë me thikë në burgun e Trikallas, në Greqi. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 29-vjeçari është goditur me thikë në gjoks dhe këmbë.
Menjëherë pas ngjarjes mësohet se ai është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Trikallas, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
Ende vijojnë hetimet. Ndërsa ky është i burgosuri i dytë shqiptar i vrarë brenda 20 ditësh.