Vendosni fjalën kyçe....

Meta viziton aeroplanmbajtësen amerikane në Adriatik: SHBA faktor kyç për sigurinë e rajonit


Presidenti Meta ka vizituar aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” që ndodhet në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Kreu i Shtetit e ka publikuar vizitën dh fotot e shkepura në faqen e tij në “Facebook”.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane”Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në #NATO.

Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë.” – shkruan Meta në postimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *