Vendosni fjalën kyçe....

Thyhet rekordi Guiness, për 12 orë mbillen 66 milionë pemë në Indi


Shteti indian i Madhya Pradesh ka thyer rekordin botëror të Guiness të dielën, pasi 1.5 milion vullnetarë kanë mbjellur më shumë se 66 milion pemë në 12 orë, përgjatë lumit Narmada.

Shivraj Singh Chouhan, kryeministri i Madhya Pradesh u shpreh se : “Jam shumë krenar për të dhënë lajmin se njerëzit e Madhya Pradesh kanë arritur të mbjellin me sukses 6. 53 pemë sot.”

Qëllimi i kësaj ngjarje ishte për të rritur vetëdijen lidhur me planin kombëtar të shtetit për “ta bërë Indinë e gjelbërt prap”. Në konferencën klimatike të Parisit, India u zotua të rrisë nr e hektarëve të hapësirave të pyjëzuara deri në 95 milion hektarë (235 milion akra) deri në vitin 2030 dhe ka vënë $6.2 billion për të arritur këtë qëllim.

“Jam shumë falënderues për të gjithë ata që kanë kontribuar sot,” tha Chuhan për India.com, “Duke kontribuar në këtë mbjellje, njerëzit janë duke kontribuar në inciativën për të shpëtuar ambientin.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *