Dy të dyshuarit për rastin e përdhunimit të vajzës në Drenas, janë liruar nga burgu.
Ish-policit hetues Vesel Veseli dhe profesorit Shkëlzen Xhekaj, u është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest nme burg” në “arrest shtëpie”.
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, konfirmoi për “Klan Kosova“, ndryshimin e masës së sigurisë.
“Sot iu është ndërruar masa e paraburgimit policit dhe mësuesit që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e 16 vjeçares në Drenas. Atyre masa e paraburgimit iu është zëvendësuar me masën e arresit shtëpiak”, tha Beka.
Vajza nga Drenasi me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj në moshën 16-vjeçare, e më pas edhe nga polici ku denoncoi rastin.
Veseli dyshohet se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzënë, e më pas e kishte detyruar të abortonte.
Për këtë rast po ndiqen penalisht edhe një avokat dhe një doktor.