Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për regjistrimin në zgjedhje te Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.
Bashkimi Demokrat kërkon shfuqizimin e vendimit duke pretenduar se regjistrimi në zgjedhje i kësaj force politike është i paligjshëm.
Regjistrimi në zgjedhje i Bindjes Demokratike është bërë ndërsa vendimi i gjykatës që e certifikon atë si parti politike nuk ishte marrë ende.
Sipas Bashkimit Demokrat, regjistrimi në zgjedhje i Bindjes Demokratike cënon kushtet e barazisë në procesin zgjedhor.