Një faqore argjendi që i ishte dhënë një pasagjeri të klasit të parë në transoqeanikun “Titanik”, pak para se ai të fundosej, është shitur për 98,000 dollarë në ankand.
Helen Churchill Candee ishte pronarja e faqores, që kishte të gdhendur stemën e familjes së saj dhe me moton ogurzezë, “Besnik por jo të lumtur”.
Kur ndodhi fatkeqësia, Churchill Candee i dha faqoren shokut të saj që ishte pasagjer i klasit të parë, Edëard Kent, duke i thënë atij: “Ju keni një shans më të mirë për të jetuar se unë.”
Por Kent u zhduk dhe sendet e tij – duke përfshirë edhe faqoren – u kthyen te gruaja e tij, e cila më pas ia ktheu atë Churchill Candee, që i kishte mbijetuar katastrofës.
Faqorja mbeti në familjen e Churchill Candee deri në vitin 2005, kur ajo u shit nga një kompani ankandi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Transoqeaniku lukzos u mbyt më 15 prill 1912 vetëm 2 orë e 40 minuta pasi u përplas me një ajsberg në oqeanin Atlantik.