Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç, ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se nuk do ketë dialog me Prishtinën pa u hequr taksa ndaj mallrave serbe.
Sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje duke qenë se me marrëveshje nënkuptohet njohja e Kosovës dhe kjo nuk ka për të ndodhur, shkruan Lajmi.net.
“Ne nuk pajtohemi me këtë dhe ne kurrë nuk do ta bëjmë atë. Nëse duam një kompromis, jemi gati të flasim. Një nga skenarët është ajo që përmenda, shkëmbimi i territorit, që ende nuk ka ndodhur, sepse Kosova ka imponuar detyrime doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Pas kësaj Serbia e ka ndërprerë dialogun duke thënë se dialogu do të vazhdojë vetëm nëse Serbia njeh pavarësinë e tyre, e cila nuk do të ndodhë, ndërkaq ne jemi duke pritur për heqjen e taksës dhe vetëm atëherë ku të hiqet taksa ne mund të vazhdojmë negociatat me Kosovën.”, ka thënë Daçiç.