Një diskutim mbi votëbesimin e qeverisë pritet të nisë ditën e sotme në parlamentin grek, me votimin të caktuar për të premten mbrëma.
Këshilli i kryetarëve vendosi për nisjen e këtij debati pasi kryeministri Alexis Tsipras tha se çdo mocion i paraqitur ndaj një anëtari të qeverisë, do të çojë në votëbesimin e gjithë qeverisë, duke iu përgjigjur një thirrjeje nga kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, për një mocion ndaj ministrit të Shëndetësisë, Pavlos Polakis, shkruan Ekathimerini.
Nëse kjo ndodh, zëvendëskryeministri Yiannis Dragasakis pritet të propozojë një votëbesim të qeverisë. Qeveria ka shumicën e nevojshme në parlament për të fituar votën me mbështetjen e së paku gjashtë deputetësh të pavarur si dhe 145 deputetë e majtë të SYRIZA-s.
Legjislacioni që përcakton planet e reja të pagesave për borxhet e mbetura ndaj autoriteteve tatimore dhe fondeve të sigurimeve shoqërore deri në 120 këste pritet të shkojë në votim në parlament javën e ardhshme.