Vendosni fjalën kyçe....

Surpriza me të cilën u përballën, Princi Harry dhe Meghan nuk e dinin gjininë e foshnjës


Princi Harry i Britanisë së Madhe dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, janë bërë prindër për herë të parë. 

Seksi i foshnjës do të jetë një surprizë për Dukën dhe Dukeshën, të cilët kishin zgjedhur të mos e zbulonin gjininë e tij.

Dukesha Meghan e solli në jetë djalin e çiftit mëngjesin e ditës së sotme.

Duke folur nga Windsori, Duka i Sussex, Harry tha: “Unë jam shumë i emocionuar të njoftoj se Meghan dhe unë u bëmë me një djalë të vogël këtë mëngjes, një djalë shumë të shëndetshëm. Unë jam tejet krenar për gruan time”.

Lajmi u bë i ditur nga Pallati Mbreteror me anë të një njoftimi zyrtar.

“Në jemi të lumtur të njoftojmë se Lartmadhëritë e tyre mbretërore, Duka dhe Dukesha i Sussex mirëpritën fëmijën e tyre të parë mëngjesin e 6 majit 2019. Fëmija peshon 3.2 kilogramë. Dukesha dhe fëmija gëzojnë të dy shëndet të plotë dhe çifti falenderoin publikun për emocionet dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe tejet speciale të jetës së tyre. Hollësi të tjera do ndahen në ditët në vijim.” – thuhet në njoftimin zyrtar të Pallatit Mbretëror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *