Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në studion e emisionit “360°” se vendi në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese ndodhet në një situatë të ngjashme me atë të grushtit të shtetit.
Sipas Berishës kompetencat e Gjykatës Kushtetuese i kanë kaluar Qeverisë e cila krijoi një grusht shteti Brenda shtetit.
“Kriza është e paprecedentë në historinë e këtij vendi dhe ndoshta historike në historinë e një vendi edhe unike. Pse është unike? Sepse një sistem një regjim përjashtoi defakto totalisht atë pushtet që kushtetuta e çdo vendi i lë edhe opozitës.
Me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese të gjitha kompetencat e saj i kalojnë qeverisë. Opozita është në minoranvcë dhe nuk ka vota për të bllokuar ligjet e thjeshta në parlament, por ka një institucion ku shkon ndjek ato ligje që ajo i konsideron në kundërshtim me frymën kushtetuese edhe interesat e saj. Ky institucion me qëllim të plotë u dekapitua dhe u krye një grusht shteti brenda shtetit”- u shpreh Berisha.