Vendosni fjalën kyçe....

Humbin ndjenjat dy protestuese te Unaza, ambulanca vonohet mbi 40 minuta


Dy protestese kanë humbur ndjenjat në protestën që po mbahet te Unaza e re. Ish-deputetja Orjola Pampuri, tha se po presin ambulancën e cila po vonohet prej 40 minutash. Sipas protestuesve, grave u është hedhur një sprajt lotsjellës.

Një banore tha se ambulanca ka kaluar tre herë në zonë, por nuk i ka marrë zonjat që kanë qëndruar në rrugë pa ndjenja për më shumë se gjysmë ore.

“Iu kanë hedhur gaz lotsjellës. Jo gaz, sprajt. Turp t’ju vijë.

Ambulanca ka kaluar tre herë dhe nuk i ka marrë zonjat.”, tha një prej vajzave që merr pjesë në protestë.

Pas përplasjes me policinë, disa protestues, mes të cilëve dhe ish-deputeti Klevis Balliu, janë shoqëruar në Komisariat. Protestuesit ankohen se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre, duke mos kursyer as gratë.

“Të dalë kryeministri këtu të japë një përgjigje për ne. Pse bëhet gjithë kjo luftë? Sot na gjeti të pakompletuar.  Ata që qëlluan gratë aty, turp tju vijë “, tha një protestuese.

Banorët ankohen se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë barbare ndaj tyre. “Njërin e zu poshtë kamioni i policisë”, tha një protestues.

Një zonjë u përplas me efektivët, të cilët i kërkonin të lironte rrugën: “Keni fëmijë ju? Keni shtëpi ju? Edhe unë kam fëmijë dhe do i mbroj. Do mbroj fëmijët e mi, shtëpinë time.”

“Me këtë dhunë ai vetëm sa e ka ndez Unazën e Re. Edi Rama ndale dhunën sepse ne do përgjigjemi në mënyrën më të ashpër. Kujtoni 21 janarin çfarë ka bërë Edi Rama për karrigen. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të anulojë projektin.”, tha një tjetër protestues.

Numri i të arrestuarve ende nuk dihet, ndërkohë situata vijon të jetë e tensionuar. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *