Deputetja Rudina Hajdari, duket se nuk është informuar mirë për ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë që ndodhi në Letoni, ku humbi jetën një ushtarake e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Hajdari kërkoi sot një minutë heshtje dhe tha se më datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë.
“Më datën 6 maj humbën jetën 3 ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s. Do kërkoja… “, thotë Hajdari.
Deputetët e maxhorancës i ndërprenë fjalimin, duke u munduar ta korigjojnë.
“3. Mund të jua them emrat?! Dy të tjerë janë plagosur… Dakord..”, vijoi deputetja.
Pasi instistoi gjatë në idenë e saj, në fund Hajdari u detyrua të pranonte se dy prej ushtarakëve kishin mbetur të plagosur.