Vendosni fjalën kyçe....

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, Meta: Dhuroni gjak, të angazhohen sa më shumë të rinj


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në një seancë të dhurimit të gjakut të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë dhe presidenti Meta, tha gjatë kësaj seance se gjaku do të shkojë për fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundjhe.

 “Ky dhurim merr një simbolikë të madhe, sepse ndodh më 8 maj, që është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë dhe gjaku, që ju dhuroni sot, do të shkojë në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve talasemikë, që kanë aq shumë nevojë për të”, tha Meta, në seancën ndërgjegjësuese të dhurimit të gjakut, që u zhvillua në godinën “Liria” të Qytetit Studenti.

Kreu i Shtetit falënderoi profesorët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik, sidomos të rinjtë e të rejat që janë kaq të përkushtuar ndaj një kauze të tillë jetike e me rëndësi të jashtëzakonshme humane siç është dhurimi i gjakut, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë.

“Jam shumë i kënaqur që rikthehem në Qytetin Studenti, me rastin e 1-vjetorit të krijimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut dhe 20-vjetorit të Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë.

E rëndësishme është të angazhohemi si shoqëri dhe të inkurajojmë sa më shumë të rinjtë e të rejat të përfshihen në kauzën e dhurimit të gjakut.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim dhe do kërkojmë kontributin dhe angazhimin e kujtdo. Natyrisht i japim dhe prioritet dhe dhuruesve të rregullt, që në mënyrë të vazhdueshme ta zgjidhim këtë çështje njëherë e përgjithmonë përmes dhurimit vullnetar, siç kanë bërë të gjithë vendet e tjera të zhvilluara”, tha Meta.

Presidenti tha se është e rëndësishme që të angazhohen sa më shumë të rinj në dhurimin e gjakut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *