Shërbimet sekrete në Venezuelë kanë arrestuar një nga udhëheqësit e opozitës dhe një nga ndihmësit kryesorë të Juan Guaidós. Bëhet fjalë për Edgar Zambranon, i cili është edhe nënkryetar i Asamblesë Kombëtare.
“AlJazeera” shkruan se ndërsa Zambrano ndodhej brenda në makinë, një kamion i madh e tërhoqi automjetin me atë, në arrestimin e parë që pas grushtit të shtetit.
Asambleja Kushtetuese e Venezuelës pro-Maduros, ra dakord të martën për t’i hequr imunitetin Zambranos dhe gjashtë ligjvënësve të tjerë. Opozita nuk i njeh vendimet e asamblesë.
Gjykata e Lartë më herët i akuzoi këta ligjvënës për komplot, rebelim dhe tradhti, dhe akuzoi tre politikanë të tjerë të opozitës për krime të njëjta.
Presidenti i Përkohshëm i vetëshpallur, u shpreh kundër arrestimit të Zambranos.
“Me të njëjtin veprim, uzurpuesi kërkon të godasë institucionin e vetëm demokratik legjitim të votës popullore”,– shkruan Guaido.
Më tej ai thotë se regjimi i presidentit Nikolas Maduro tenton të dobësojë fuqinë përfaqësuese të gjithë venezuelianëve, por nuk do t’ia arrijë.