Ylli i Arsenalit Mesut Ozil, do të martohet së shpejti me aktoren turke, Amine Gulse. I ftuari i nderit në ceremoninë martesore përflitet se do jetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ozil i cili vitin e kaluar u largua me polemika të mëdha nga Kombëtarja gjermane, thuhet se nuk i do në dasmë ish-kolegët e tij.
Sipas revistës gjermane “Bild”, futbollisti turk ka vendosur që datën e dasmës ta lërë pikërisht më 7 Qershor, me qëllim që në dasmë të mos mundet të shkojnë ish-shokët e tij në Kombëtaren gjermane.
Kjo sepse një ditë pas do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi-Gjermani.
Ozil dhe Gulse kanë nisur të shoqërohen në vitin 2017, derisa shpallën fejesën në qershor të 2018-ës.