Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili organizoi Samitin e sotëm të Brdo-Brijunit, thotë se në këtë takim mes liderëve të Ballkanit, kanë rënë dakord për një angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon.
“U angazhuam për bashkëpunimin e ngushtë. Rajoni i Ballkanit ka pasur një ecuri pozitive. Angazhim i të gjithëve për paqe e siguri në rajon. Samiti i ardhshëm organizohet në Slloveni dhe besoj dhe me praninë e Guterres të cilin kemi vendosur ta ftojmë. Dua të shpreh jo vetëm kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe mesazhet konstruktive por edhe të shpreh bindjen time se prezenca e presidentit të Polonisë por edhe e 2 presidentëve të dy vendeve themeluese është mjaft e rëndësishme që konkluzionet e këtij samiti të dëgjohen edhe më shumë në ditët dhe javët e ardhshme nga vendet anëtare të BE”, tha Meta.