Me ardhjen e sezonit veror, plazhet janë një nga vendet më të vizituara nga pushuesit anembanë botës.
Gjithsesi mbajtja pastër e tyre nuk është aspak e lehtë duke qenë se një pjesë e pushuesve nuk janë aspak të kujdesshëm për të mbajtur të pastër mjedisin.
Këtu futen në lojë makineritë siç është ajo në videon shoqëruese.
Makineria pastron rërën nga papastërtitë e ndryshme dhe e sheshon sipërfaqen e saj duke e bërë të gatshme për pushuesit e ditës tjetër.