Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Irani duhet mbajtur brenda marrëveshjes bërthamore


Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se marrëveshja bërthamore e Iranit duhet të ruhet dhe ka bërë thirrje për qetësi pasi Teherani ka deklaruar se do të heqë dorë pjesërisht nga zbatimi i marrëveshjes.

Më 8 maj, Irani ka njoftuar se nuk do të zbatojë në tërësi këtë marrëveshje, derisa të gjendet një mënyrë për të anashkaluar sanksionet amerikane, të cilat Uashingtoni i ka vënë pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga kjo marrëveshje.

Duke folur në Rumani, pak para nisjes së samitit të Bashkimit Evropian më 9 maj, Macron u ka thënë gazetarëve se “Irani duhet të jetë pjesë e marrëveshjes dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta ruajtur atë”. Lideri francez ka thënë se marrëveshja e vitit 2015, frenon ambiciet bërthamore të Iranit, mirëpo ajo duhet të kompletohet duhet shtuar edhe zhvillimin e raketave nga Irani si dhe rolin destabilizues të këtij shteti në Lindje të Mesme.

Macron u ka bërë thirrje vendeve nënshkruese që të mos përfshihen në ndonjë përshkallëzim. Deklarata e tij ka ardhur pak kohë pasi Bashkimi Evropian dhe fuqitë tjera evropiane kanë nisur një deklaratë të përbashkët, duke i bërë thirrje Iranit që të respektojë marrëveshjen që ka me fuqitë botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *