Kreu i Partisë Demokratike, Basha dhe ajo e LSI-së, Kryemadhi, u kanë bërë thirrje qytetarëve anembanë vendit që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme para kryeministrisë në oren 18:30.
Në një video të shpërndarë në faqet e tyre në “Facebook”, Basha e Kryemadhi u kanë dhënë qytetarëve mesazhin e protëstës.
“Një orë e re po troket. Me besimin te njëri-tjetri, tek forca e bashkimit, tek demokracia, tek Europa, do t’i hapim dyert e Europës. Kur të çlirohemi nga e keqja, kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin, kur vota të jetë e lirë, kur të luftojmë korrupsionin, të largojmë qeverinë e lidhur me krimin. Asgjë nuk i ndal shqiptarët kur bëhen bashkë. Asnjë hap pas për një Shqipëri si gjithë Europa.” – thuhet në videomesazhin e Bashës.
“Për dinjitetin, për familjen, për kombin. Jo varfërisë, jo arrogancës, për drejtësi të barabartë për shëndetësi të barabartë, për shanse të barabarta. 11 maj, ora 18:30 para kryeministrisë.” – thuhet në videomesazhin e Kryemadhit.
Protesta e nesërme pritet të nisë në orën 18:30 para kryeministrisë ndërsa është hera e dytë që protesta zhvillohet pasdite duke qenë se protestat e tjera janë zhvilluar të gjitha paradite.