Vendosni fjalën kyçe....

“Të shkarkohet Besa Shahini”, Artan Fuga këmbëngul: Shkrirja e Akademisë së Shkencave, antikushtetuese


Artan Fuga ka sulmuar sërish ministren e Arsimit Besa Shahini, për të cilën thotë se ende s’e ka kuptuar se ish-Jugosllavia ka rënë.

Fuga bën thirrje për përkrahje, në mënyrë që ideja e Shahinit për shkrirjen e Akademisë së shkencave në një me ato të rajonit, të mos realizohet. Sipas tij, një gjë e tillë është antikushtetuese.

“Më jepni përkrahje!

Unë jam për një akademi shkencash të Shqipërisë që sheh dhe orientohet nga Perëndimi, kurse ministrja, qytetarja Besa Shahini, shpreh synimin se kërkon të na cojë në modelet e akademive të shkencave të ish Jugosllavisë.

Ja përballja në thelbin e saj politik dhe gjeopolitik!

Por, ish Jugosllavia është rrëzuar, duam apo nuk duam ne. U rrëzua kjo ngrehinë që të ngrenë kokën Shqiptarët në Ballkan. Përse Kuvendi i Shqipërisë dhe ministria jonë e arësimit do të mund të na e risjelli atë model institucional në Shqipëri?

Për këdo që e ka të vështirë ta kuptojë synimin e shprehur madje edhe jashtë programit të qeverisë:

Cfarë do të thotë integrim si një e tërë e akademive shqiptare në rajon?

Ose shqiptarët si akademikë të ikin nga akademia e Malit të Zi, e Maqedonisë të Veriut dhe eventualisht e Serbisë, duke krijuar akademi shkencash etnike, pra të vetëizolohen. Cka nuk ka model në asnjë vend të botës.

Ose pastaj të integrohen këto akademi etnike pastërtisht shqiptare me akademinë e shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, çka nuk e lejojnë sigurisht shtetet e tyre. Na propozohet gjoja një shkencë e pastër shqiptare, etnikisht e pastër, çka mund të asociohet me dënglat për një shtet të pastër etnikisht shqiptar, në kundërshtim me të gjitha vlerat europiane dhe ato perëndimore!!!

Ose të integrohet në një të vetme akademitë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të ZI, etj. Dhe ky nënkuptim i përmbajtur dashur padashur në atë synim është pastaj terr!

Në cdo rast kjo do të thotë platformë për ta cbërë akademinë e shkencave të Shqipërisë. Kujdes tjetër është bashkëpunimi, tjetër “shkrirja në një”.

Synimi i shprehur i kësaj anëtarje të qeverisë nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Shqipërisë as me platformën e qeverisë dhe as me strategjinë e akademisë të shkencave të themeluar nga dijetarët e mëdhenj shqiptarë të kohës, as me kuadrin rregullues europian.

Detyra ja do qe t’i forcojë institucionet e Shqipërisë jo t’i shkrijë duke i bashkuar në mënyrë absurde me institucione shtetesh të tjera.

Intelektualët shqiptarë nuk do ta lejojnë këtë!”, shkruan Fuga.

Akademiku ditën e djeshme, i kërkoi përmes një letre të hapur presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e ministres Shahini.

Kjo kërkesë e Fugës erdhi pas deklaratës së ministres, e cila u shpreh se do të ishte pjesë e debatit ku do të paraqiste idenë e saj për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.

Sipas Fugës, ideja e bërë publike nga Shahini është një provokacion gjeopolitik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *