Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë ka ndodhur me Ramën? Për herë të parë merr gazetarët me të mira  (VIDEO)


Jemi mësuar me faktin se kryeministri Edi Rama tregohet shpesh herë, ironik, arrogant madje edhe fyes ndaj gazetarëve duke përdorur termat “Kazan”, “kadrinj”, “llum”, etj. Por për herë të parë gjatë detyrës së tij si kryeministër, Rama sot ka përdorur fjalë të mira ndaj gazetarëve.

Pasi përfundoi mbledhja e kryesisë së PS-së, për zyrtarizimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale, Rama doli para gazetarëve.

Siç duket kryeministri po priste që ata ta bombardonin me më shumë pyetje, ndaj u shpreh vlerësues për numrin e paktë të pyetjeve që i drejtuan. Madje tha se bëhej i mirë me ta.

“Kaq? Jeni bërë shumë të mirë, edhe une do të bëhem shumë i mirë me ju”, tha Rama.

Kështu gazetarë, sa më pak pyetje t’i bëni Ramës, aq më i mirë do sillet me ju.

Mos ndoshta tanimë që ndodhet në vështirësi, me opozitën që kërkon mos zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, madje mos zhvillimin e zgjedhjeve me atë në detyrë, do të kemi një tjetër Ramë që sillet mirë me gazetarët, për të “zbutur” imazhin e tij para kamerave në prag fushate?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *