Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i 13-vjeçares, Vokshi: S’ka më siguri, policia pas protestuesve, kriminelët e pedofilët të lirë


Ish-deputetja Albana Vokshi, ka reaguar lidhur me përdhunimin e një vajze të mitur në Kamzë. Vokshi shprehet se në shkolla nuk ka më siguri, duke bërë përgjegjëse policinë që sipas saj është në kërkim të protestuesve të opozitës, në vend që të vërë prapa hekurave kriminelët që lëvizin të lirë.

“Ngjarja e rëndë. Rrëmbehet 13 vjeçarja përballë shkollës. Nuk ka asnjë siguri në shkolla për fëmijët.

Policia e Lleshit është në kërkim të protestuesve të opozitës ndërkohë që kriminelët dhe pedofilët bredhin lirshëm.”, shkruan Vokshi.

Vokshi i referohet përdhunimit të një nxënëseje të klasës së shtatë në Kamëz. Një 25-vjeçar në Kamzë, i identifikuar si Islam Xhaferi, ka marrë në makinë vajzën 13-vjeçare, dhe ka çuar në një hotel, ku ka abuzuar me të.

Pas ngjarjes, prindërit e vajzës kanë bërë denoncimin në polici. 25-vjeçari thotë se i ka pëlqyer fiziku i të miturës. Sipas tij, e mitura ka shkuar me dëshirën e saj në makinë dhe nuk ka abuzuar me të pasi kur ai ka mësuar për moshën i ka kërkuar të largohet.

 “Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makine. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”, është shprehur Xhaferi para uniformave blu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *