Opozita e bashkuar do të organizojë një tjetër protestë, sot në orën 18:30.
Për këtë arsye Partia Demokratike ka publikuar edhe promon e protestës së rradhës, e pesta kombëtare që prej 16 Shkurtit.
“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standartet europiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë Europa.”, lexohet në promon e publikuar, duke i drejtuar në këtë mënyrë një mesazh qytetarëve.