Vendosni fjalën kyçe....

55-vjeçari i dehur bie në lumë, djali i mitur sheh ngjarjen


Një 55-vjeçar ka rënë pasditen e djeshme në lumin e Bistricës, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të djalit 15-vjeccar, i cili ka pranuar para uniformave blu se babai i tij ka qenë i dehur.

Kërkimet për trupin e 55-vjeccarit me inicialet A.SH vazhdojnë ende.

“Më datë 12.05.2019, rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.

Po punohet për gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *