Përpara protestës që do të mbahet pasdite para Kryeministrisë, Partia Demokratike i ka kërkuar policisë të mos bëjë provokime.
“Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.
Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.”, citon PD.
Ndryshe nga manifestimet e tjera, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.
“Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve.”, thuhet në njoftim.
Në këtë protestë mungon sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës. Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, , ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.