Arrestohet Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së Arsimit Besa Shahini dhe deputet i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Sipas PSD-së, Molliqaj është arrestuar sot në orët e para e të mëngjesit në banesën e tij, për shkak të pjesëmarrjes në një protestë.
‘Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme’, thuhet në njoftimin e PSD-së.
“Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, vijon njoftimi.
Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj u martuan në një ceremoni private në Prishtinë më 3 prill./Hashtag.al