Vendosni fjalën kyçe....

“0 identitet i mbetur”, tifozët kritikojnë ashpër fanelën e re të Juventusit (Video)


Nëse ka një mënyrë të sigurt për të marrë mbi vete zemërimin e tifozëve të futbollit, është ndryshimi i simboleve të klubit. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë ekipi italian i Juventusit, që ka hequr vijat tradicionale bardhezi në favor të një modeli tjetër modern nga kompania gjermane “Adidas”.

Mbështetësit e kësaj ideje janë nisur nga fushatat e marketingut që janë pjesë e komercializmit të vazhdueshëm në futbolli.

Ndërkohë që kjo është një mënyrë për të fituar të holla, tifozët nuk e kanë mirëpritur këtë ndryshim që sipas tyre nuk i lë klubit asnjë lloj identiteti, për më tepër që nëse hapet shtegu, ky është një cikël i pafund.

Gjigantët italianë zbuluan fanelën e re të ardhshme duke e përshkruar atë si një “dizajn të guximshëm të ri, i cili ngjall të kaluarën, ndërkohë që ndez të ardhmen e klubit nëpërmjet evolucionit të vijave tradicionale të bardha dhe të zeza”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *