Vendosni fjalën kyçe....

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së, vendos 60 miliardë dollarë tarifa ndaj mallrave amerikane


Pekini është hakmarrë ndaj tarifave të fundit të Uashingtonit, duke vendosur tarifa eksporti që synojnë 60 miliardë dollarë mallra nga SHBA-ja, vendim që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor, njoftoi të hënën Ministria e Financave e Kinës.

Rritja e tarifave deri në 25 përqind do të ndikojë më shumë se 5,000 artikuj të importuar nga SHBA-ja në Kinë.

Hapi vjen si kundërpërgjigje pas rritjes së fundit të detyrimeve të eksportit nga administrata Trump në vlerë disa miliardë dollarë ndaj prodhimeve kineze.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë rriti tarifat amerikane me 200 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze duke e çuar tarifën në 25 për qind nga 10 për qind që ishte më parë.

Më herët, Ministria e Jashtme e Kinës tha se vendi nuk do të dorëzohej kurrë ndaj presionit të huaj.

“Kina kurrë nuk do të dorëzohet ndaj presionit të jashtëm. Ne kemi besimin dhe aftësinë për të mbrojtur të drejtat tona të ligjshme dhe legjitime”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, në një konferencë për shtyp të hënën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *