Vendosni fjalën kyçe....

7 të arrestuar dhe 15 të proceduar nga protesta e djeshme e opozitës


Policia ka arrestuar 7 pjesëmarrës në protestën e djeshme të opozitës. 15 të tjerë janë proceduar penalisht. Ndaj të arrestuarve, rëndojnë akuzat për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Protesta e djeshme e zhvilluar nga opozita e bashkuar ka qenë ndryshe nga herët e tjera si në organizimin ashtu edhe në dinamika.

E nisur që prej orës 18:30 te Kryeministria, protesta më shumë ishte një marshim në lëvizje nëpër disa nga institucionet kryesore për të simbolizuar edhe ato çfarë opozita i quan si degradimi i qeverisë që vjen nga shteti i kapur nga mafia.

Nga Kryeministria, protesta u zhvendos te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku protestuesit marshuan të shoqëruar nga shiu i rrëmbyeshëm hodhën disa shashka dhe flakadanë në drejtim të godinës.

Në këtë institucion një polic mbeti i lënduar nga shashka, por nuk pati përplasje mes turmës dhe uniformave blu.

Pas Drejtorisë së Policisë, marshimi vazhdoi te Parlamenti ku u ndalën për pak çaste dhe vazhduan më tej te Ministria e Brendshme për të vazhduar te Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku thirrjet për të liruar të ndaluarit e protestës së të shtunës shoqëruan protestuesit.

Në këtë institucion pati edhe një incident, ku disa gurë të hedhur nga protestuesit thyen xhamat e godinës së drejtorisë së Policisë.

Pas drejtorisë së policisë së Tiranës, protesta u mbyll te selia blu ku Basha mbajti fjalimin përmbyllës duke deklaruar se nuk do ketë më pakt me krimin duke theksuar se nuk do ketë marrëveshje me mazhorancën si ajo e dy viteve më parë por do vazhdohet me rezistencën për të krijuar një sistem të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *