Ministrja braziliane Damares Alves, ka akuzuar filmin vizatimor të “Dizney”-t, “Frozen” si propagandë për prirjet homoseksuale.
Alves publikoi një video-bashkim të Elsës dhe bukuroshes së fjetur.
“E dini pse ajo përfundon vetëm në një kështjellë akulli, sepse ajo është një lezbike!”,shpjegon Alves, duke paralajmëruar se Elsa do të kthehej për të zgjuar bukuroshjen e fjetur me një “puthje lezbike”.
Ajo vazhdoi të ankohej se, ndërsa ajo dikur “ëndërronte për princin e saj”, filmat e sotëm të “Disney”-t po u mësojnë vajzave të reja të presin për princeshën simpatike.
Shqetësimi i ministres nuk mund të konsiderohet i gjithi spekulim, pasi ka patur zëra se një synimi tillë fshihej pas filmit të ri të “Frozen”, që pritet të publikohet së shpejti.
Por ndaj ministres kanë nisur talljet, ndërsa disa i sugjerojnë kompanisë filmike të marrë parasysh “sugjerimin” e Alves.
Damares Alves dizendo que a princesa Frozen vive sozinha no castelo de gelo porque ela é lésbica e vai voltar para acordar a bela adormecida com um beijo gay. Alguém pare esse mulher pic.twitter.com/K3hl6fV23W
— Haddad Debochado (@HaddadDebochado) May 11, 2019