Ish-kreu i grupit parlamenttra të LSI-së, Vasili, ka deklaruar se Rama është në grahmat e fundit të pushtetit.
Ai tha një konferencë për shtyp nga selia e LSi-së, ku theksoi se kreu i qeverisë nuk ka se çfarë t’u ofrojë tjetër shqiptarëve veç burgut ndërsa ka marrë përsipësr rolin e prokurorit e gjykatësit.
“Kryeministri i vendit, hall më mirë me thënë pushtuesi i kryeministrisë, u tregoi shqiptarëve dhe u ofroi vetëm një alternativë, atë që ju ka ofruar për 6 vjet me radhë, burgun. Qytetarë të cilët me mijëra e mijëra, në emër të varfërisë, në emër të poshtërimit, në emër të shkeljes së ligjit, në emër të sundimit të krimit, në emër të sundimit të kriminelëve. Kryeministri u tregon dhe u jep alternativë vetëm burgun, njëherazi ky kryeministër ofron alternativë burgun për shqiptarët dhe ka afruar të bëjë prokurorin, gjykatësin për të tërë të akuzuarit e tij, të tërë të korruptuarit dhe të kriminalizuari e tij.” – tha Vasili.
Më tej ai theksoi se Rama po bën avokatin e Tahirit, Dakos e Sejdinit ndërsa i kujtoi Ramës përgjimet ku zyrtarë të lartë të tij janë kapur me presh në dorë duke blerë vota.
“Bëri avokatin e Dakos, Vangjush Dakos. Bëri avokatin e Saimir Tahirit. Bëri avokatin e të gjithë kriminelëve. Pra kriminelët dolën të gjithë të pafajshëm, të korruptuarit dolën të gjithë të pafajshëm. Përgjimet e autorizuara të prokurorisë që nxjerrin qartazi me zë e me figurë e me gjithçka të korruptuarit e tij.” – shtoi Vasili.
Ai i kujtoi kryeministrit të gjitha herët kur ka shkelur Kushtetutën duke nisur që nga shtyrja e zgjedhjeve në vitin 2007 dhe deri tek ligji i hipotekave.
“Shqiptarët nuk kanë harruar që ka qenë Edi Rama që shtyu dy muaj zgjedhjet për një copë certifikatë në vitin 2007 kur kandidonte për kryetar bashkie. Shqipëria kishte Kushtetutë në atë kohë sikurse ka dhe sot që përcaktonte qartë zgjedhjet si atëherë. Por kur Edi Rama trembet tmerrohet, Kushtetuta shkelet, nuk ka asnjë problem. Edi Rama Kryeministër e shkel Kushtetutën, u ndan fitimet oligarkëve për ligjin e dividendëve. E shkel Kushtetutën për ti dhënë fuqi prapavepruese . ky që nuk e shkelka dot Kushtetutën, e shkeli për ligjin e hipotekave. Zgjedh një Kryeprokurore me 69 vota kur Kushtetuta thotë me 84, që ta mbrojë Edi Ramën dhe të gjithë të hetuarit e tij dhe të mos hapë dosjen 339 dhe 184, ku dalin qartë kriminelët dhe gangsterët e qeverisë të cilët kanë rrëmbyer dhe kanë vjedhur zgjedhjet gjithandej.” – theksoi Vasili.